×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Danilo arrin në Torino

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 19:36

    Mbrojtësi i djathtë i Manchester Cityt, Danilo ka mbërritur në Torino si pjesë e shkëmbimit me Joao Cancelo, ku nesër ai do t’i bëjë testet mjekësore te Juventusi.


    Ai zbarkoi në Aeroportin Caselle me një avion privat, dhen kjo konfirmohet edhe nga llogaria zyrtare e Juventusit në Twitter.

    Cancelo në anën tjetër sot do t’i bëjë testet mjekësore në Manchester, duke e zyrtarizuar më vonë kalimin te City si shkëmbim me Danilon plus 30 milionë euro të tjera në konto të Juventusit.

    28-vjeçari brazilian u bashkua me Manchester Cityn nga Real Madridi për 30 milionë euro në verën e vitit 2017.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!