×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Deschamps konfirmon se ylli i skuadrës po transferohet në Real Madrid

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 18:40

    Trajneri i Kombëtares franceze, Didier Deschamps ka konfirmuar sot në një konferencë për media se mbrojtësi i majtë i skuadrës Ferland Mendy po transferohet në Real Madrid.


    “Mendy ka pasur një progres të jashtëzakonshëm, ishte në ligën e dytë para dy viteve, ndërsa tani ai do të transferohet në Real Madrid”, ka konfirmuar francezi.

    Super-mbrojtësi i Lyonit ka shkëlqyer me skuadrën e tij Lyon, kështu ka zgjuar interesim të madh nga top-skuadrat e mëdha evropiane, shkruan Reporteri.net

    Zinedine Zidane e ka parë francezin si zëvendësuesin ideal për brazilianin Marcelo, i cili ka filluar ta ndjejë moshën e tij.

    Real Madridi ka konfirmuar ditë më parë transferimin e Eden Hazard, por belgu nuk është transferi i vetëm, pasi deri më tani ‘mbretërit’ kanë arritur të transferojnë edhe Luka Jovic, Eder Militao dhe Rodrygo.

    Mendy kështu do të bëhet transferi i pestë i “Los Blancos”, ndërsa spanjollët janë në kërkim edhe të një mesfushori, derisa shohin njërin nga Pogba apo Eriksen si objektivat kryesor./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!