Bokseri kosovar i cili parashihej të ndeshej me djalin e kriminelit serb, Arkan ka njoftuar se meçi nuk do të zhvillohet më datën 31 gusht.
Ishte paraparë që ndeshja të zhvillohej më datën 31 gusht, por për shkak që boksieri serb kishte kërkuar që ndeshja të zhvillohej në Serbi, Mazrekaj ka refuzuar, shkruan Reporteri.net
Mazrekaj ka refuzuar të ndeshet në Serbi për shkak të sigurisë së tij personale, por ka lënë të hapur mundësinë që ndeshja të zhvillohet brenda vitit në një lokacion tjetër.
Postimi i plotë i Mazrekaj:
Të Dashur Miqë dhe Adhurues të Sportit me keqardhje ju njoftoj se meçi i shum pritur nuk do të realizohet me datë 31Gusht! Për arsyje se bokseri Serb dëshiron me çdo kusht që ky Meç të realizohet në Serbi mirëpo për shkaçe sigurie Meçi nuk mund të realizohet në Serbi andaj për fat të keq bokseri serb ndryshe i njohur si i biri i Arkanit nuk pranon të boksoj dikun tjeter pos vendit të tij! Mirëpo besoj se ky Meç do të realizohet gjithësesi brenda këtij Viti por për daten dhe vendin e saktë se ku do të mbahet ky Meç i shum pritur mbetet të pritet në ditët në vijmi dhe ju Adhurues të boksit do te jeni gjatë gjithë kohës të Informuar rreth kohës dhe datës qe do të vendoset! I juaji Petrit MAZREKAJ!/Reporteri.net/