Tashmë është e konfirmuar, shorti për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve do përsëritet.
Me fillim nga ora 12:00, u hodh shorti për 1/16 e finales së LK, mirëpo kishte disa incidente që ndodhen.
Manchester United ishte në vazon kur u hodh shorti për Villarrealin, gjë që s’duhet të ndodhte ngase dy skuadrat u takuan në fazën grupore. E njëjta vlen për Liverpoolin që ishte në vazon e Atletico Madridit, pavarësisht që dy skuadrat u takuan në fazën grupore.
Ndërkohë, Man United nuk ishte në vazon për hedhjen e shortit për Atletico Madridin, edhe pse dy skuadrat kishin të drejtë të ishin në një vazo, ngase klubi spanjoll u kualifikua si pozitë e dytë, derisa “Djajtë e Kuq” si lder.
Kështu, pas ankesave të klubeve si Atletico Madrid dhe Manchester United, UEFA ka vendosur zyrtarisht ta përsëris shortin për fazën e eliminimit direkt.
UEFA përmes një komunikate zyrtare konfirmoi se shorti do hedhet sërish me fillim nga ora 15:00
” Pas një problemi teknik me softuerin e një ofruesi të jashtëm shërbimi që udhëzon zyrtarët se cilat skuadra kanë të drejtë të luajnë me njëra-tjetrën, ndodhi një gabim material në shortin për raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve të UEFA-s. Si rezultat, shorti do hedhet sërish me fillim nga ora 15:00″, shkroi UEFA.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.