×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Faton Maloku vazhdon me Dritën

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 13:12

    Faton Maloku ka arritur marrëveshje me Dritën për tri vitet e ardhshme, duke e blinduar portën.


    Sipas faqes së klubit, ka qenë drejtori sportiv Valon Zymberi që pas një takimi të shkurtër me Faton Malokun, ka arritur marrëveshje e cila e siguron portën tonë edhe për tre vitet e ardhshme me mundësi vazhdimi.

    “Edhe pse kontrata ime kishte përfunduar, asnjëherë nuk e kam menduar largimin sepse e dija saktë që nuk do gjejë më mirë se këtu. Me thanë të drejtën edhe pse kisha shumë oferta, as nuk i kam dëgjuar e as nuk jam takuar me asnjë klub sepse DRITA ka bërë shumë për mua andaj unë duhet të bëjë ende shumë për klubin!”.

    “Vetëm ata që kanë qenë dhe që janë pjesë e klubit e din se sa shumë profesional është ky klub andaj vetëm nëse kisha menduar që të largohem do të ishte gabim i madh”.

    “E falënderojë stafin dhe gjithë kryesinë për besimin ndaj meje, dhe tani më mbetet puna dhe përkushtimi drejt arritjes së qëllimeve tona të përbashkëta”, ka thënë portieri Maloku.

    Maloku u bashkua me Dritën dy vite më parë nga Kukësi, duke u shpallur pastaj kampion me këtë klub.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!