Mauro Icardi zyrtarisht është lojtar i PSG. Sulmuesi ka pranuar ofertën e klubit francez, që ishte futur në bisedime intensive me Interin dhe tashmë janë konfirmuar të gjitha ato që kanë raportuar mediat në dy ditët e fundit.
Argentinasi ka firmosur deri në qershor të vitit 2024 dhe Inter do të përfitojë 50 milion euro, plus tetë milionë të tjera në formë bonusesh. Në kontratë është përfshirë edhe një klauzolë anti-Juventus.
The 27-year-old Argentina international, has signed a four-year deal with the capital club until 30 June 2024.
Sixteenth Argentinian to play for the club, the Rosario-born player made 31 appearances for the Rouge et Bleu in 2019- 2020, scoring 20 goals and providing 4 assists pic.twitter.com/Hgro0KPrdk
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) May 31, 2020
Nëse PSG e shet në Itali, atëherë do të duhet t’i paguajë italianëve edhe 15 milion të tjera. Icardi u aktivizua me PSG këtë sezon në 31 ndeshje dhe shënoi 20 gola. Tani ai do të jetë sulmuesi kryesor i skuadrës, pasi Edinson Cavani do të largohet si lojtar i lirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.