×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: Iker Casillas kandidon për President të Federatës Spanjolle

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 15:23

    Iker Casillas ka shpallur kandidaturën e tij për presidencën e RFEF (Federatës Spanjolle të Futbollit) kundër Luis Rubiales.


    “Po, do t’ia paraqes Presidencës së RFEF kur të thirren zgjedhjet. Së bashku do ta vendosim Federatën tonë në kulmin e futbollit botëror“, me këto fjalë, portieri ka bërë zyrtare kandidaturën e tij për zgjedhje që nuk janë caktuar ende.

    Me këtë hap, megjithëse nuk e ka specifikuar, Iker Casillas në mënyrë publike njofton lamtumirën e tij me futbollin, pas një sulmi në zemër të pësuar në 1 maj të vitit të kaluar.

    “Unë kam njoftuar presidentin e Klubit tim, FC Porto, për këtë vendim Unë vetëm mund të shpreh mirënjohjen time më të thellë”, ka thënë legjenda e Real Madridit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!