×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Interi e transferon Biraghin

    Reporteri
    29 Gusht 2019 | 10:42

    Interi e ka huazuar edhe zyrtarisht mbrojtësin e majtë të Fiorentinës, Cristiano Biraghin, me opsion për ta blerë përfundimisht në fund të sezonit.


    Biraghi konfirmoi mbrëmë se e ka realizuar kalimin e ëndërruar në Inter, por vetëm sot në mëngjes është zyrtarizuar transferimi i tij, transmeton Gazeta Express.

    26-vjeçari rikthehet në San Siro përkohësisht për pjesën e mbetur të sezonit që sapo ka filluar.

    Por, zikaltrit e kanë mundësinë për ta blerë atë përfundimisht për 12 milionë euro në fund të sezonit.

    Besohet se ai është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore rreth 2 milionë euro me Interin.

    Biraghi është nga qyteti i Milanos dhe karrierën e kishte nisur në akademinë e Interit, para se të shitej në Pescara më 2016.

    Ai u rrit në një lojtar fantastik në dy sezonet e fundit me Fiorentinën, duke e marrë edhe ftesën për të luajtur për Kombëtaren e Italisë gjatë kësaj kohe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!