×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Interi tërhiqet nga Superliga Evropiane

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 12:14

    Interi ka konfirmuar se është tërhequr nga Superliga Evropiane, duke u bërë klubi i parë italian dhe i shtati në përgjithësi që tërhiqet nga kjo garë e propozuar.


    Klubi zikaltër njoftoi në uebsajtin e vet se nuk do të jetë më pjesë e Superligës dhe se është i përkushtuar për t’i ofruar tifozëve të vet përvojën më të mirë.

    “FC Internazionale Milani konfirmon se klubi nuk është më pjesë e projektit për Superligën Evropiane”, thuhet në njoftimin e Interit.

    “Ne jemi gjithmonë të përkushtuar për t’iu ofruar tifozëve përvojën më të mirë në futboll; inovacioni dhe përfshirja kanë qenë gjithmonë pjesë e ADN-së sonë që prej themelimit”, thuhet tutje në njoftim.

    Ndërkohë, themeluesi i Superligës dhe presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, e ka pranuar se ka dështuar përfundimisht Superliga Evropiane, e cila për synim kishte ta zëvendësonte Ligën e Kampionëve si garën kryesore evropiane për klube.

    I pyetur nëse ende ka gjasa që projekti i tyre të realizohet pas largimeve, Agnelli tha për Reuters: “Të jem i sinqertë me ju, jo, përfundimisht nuk do të ndodhë”.

    Para Interit, të martën vonë u tërhoqën edhe gjashtë klubet angleze, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham u tërhoqën.

    Nga 12 klube themeluese të kësaj lige, vetëm Real Madridi, Barcelona, Atletico Madridi, Juventusi dhe Milani kanë mbetur ende në listë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!