×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Jermain Defoe pensionohet nga futbolli

    Reporteri
    24 Mars 2022 | 15:05

    Legjenda angleze, Jerman Doefe, ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli në moshën 39 vjeçare.

    Ish sulmuesi i kombëtares angleze, i cili mbrojti ngjyrat e West Ham, Tottenham, Sunderland edhe zyrtarisht ka deklaruar se është tërhequr nga futbolli aktiv.

    39 vjeçari nga Anglia, që në janar nga Rangers kaloi në Sunderland, duke zhvilluar 7 paraqitje, njoftoi futbolldashësit se pas 22 vitesh karrierë në futbollin profesionist ka vendosur të tërhiqet.

    “Pas 22 vitesh në futboll, kam vendosur të largohem nga futbolli profesionist. Është një vendim i vështirë, dhe prandaj kam biseduar me familjen time dhe me njerëzit e afërt me mua. Unë bëra debutimin tim si një 17 vjeçar në vitin 1999, dhe tani ndjejë se është koha e duhur për tu larguar. Unë kam pasur një rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe kam takuar shumë njerëz të mirë në futboll”, shkroi Doefe në Twitter.

    “Faleminderit të gjithë tifozëve nga çdo klub për të cilin kam luajtur. Dashuria që kam marrë gjatë gjithë karrierës sime nuk do të harrohet kurrë dhe unë do të kem gjithmonë një lidhje të veçantë me ju të gjithë” shkroi më tutje ai.

    Në fundi ai falënderoi të gjithë trajnerët dhe shokët e skuadrës me të cilët është stërvitur. Futbolli gjithmonë do të jetë gjithmonë në gjakun tim, përfundoi Doefe.

    Doefe, gjatë gjithë karrierës së tij shënoi 305 gola, teksa për kombëtaren e Anglisë zhvilloi 57 paraqitje duke shënuar 20 gola.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!