×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Juventusi konfirmon arritjen e Rabiot në Torino

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 18:51

    Rabiot do të jetë lojtar i Juventusit për katër sezonet e ardhshme.


    Adrien Rabiot tashmë ka arritur në Torino. Francezi do t’i kryejë të hënën testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare me Juventusin.

    Futbollisti pritet të fitojë 7 milionë euro në sezon te “Zonja e Vjetër” plus bonuse, ndërsa 10 milionë do të shkojnë për nënën e futbollistit që mundësoi këtë transferim me parametra zero, pasi të hënën i skadon lojtarit kontrata me Paris Saint Germainin.

    Të hënën, gjithashtu pritet që Juventusi të njoftojë për arritjen e marrëveshjes për kapitenin e Ajaxit, Matthijs de Ligt.

    De Ligt do t’i kushtojë Juventusit 67 milionë euro plus 13 milionë në varësi prej arritjeve në sezonin e parë me “Zonjën e Vjetër”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!