×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Kamberi i bashkohet Rangers

    Reporteri
    01 Shkurt 2020 | 8:21

    Rangers kanë zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Kosovar, Florian Kamberi.


    Florian Kamberi i është bashkuar skuadrës së Rangers nga Hibernian në formë të huazimit deri në fund të sezonit.

    Florian Kamberi ka thënë për faqen e klubit skocez se prej ardhjes së tij në Skoci “ishte ëndërr për të luajtur për Rangers.

    “Ishte një ëndërr për mua që ti bashkohem Rangers, e cila ndodhi sonte dhe jam i lumtur”, ka thënë Kamberi.

    “Ne e kemi përcjellur atë disa herë dhe e dimë çfarë mund të sjell për grupin. Ai punon shumë, shënon gola dhe ne besoj se do të kontribuoj në mënyrë pozitive për atë çfarë ne po kërkojmë këtë sezon”, ka thënë Steven Gerard pas transferimit të Kamberit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!