×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Karim Benzema është kthyer te Franca

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 21:32

    Karim Benzema ka marrë ftesë për të qenë pjesë e kombëtares së Francës për Kampionatin e ardhshëm Evropian.


    Sulmuesi i Real Madridit nuk ka qenë pjesë e përfaqësueses që nga viti 2015, kur ishte suspenduar dhe më nuk kishte marrë pjesë.

    Arsyeja e atij vendimi ishte dyshimi për pjesëmarrje në një skandal shantazhi lidhur me një video seksuale.

    Ai mungoi në ekipin e Les Bleus që u shpall kampion bote në turneun e vitit 2018 që u zhvillua në Rusi, kur francezët në finale e mposhtën Kroacinë.

    Forma e jashtëzakonshme me Los Blancos në vitet e fundit, e ka bindur përzgjedhësin Didier Deschamps që t’i bëjë ftesë 33-vjeçarit.

    Në një foto-animacion të publikuar nga kombëtarja e Francës për lojtarët që do të luajnë në Kampionatin Evropian ndodhet edhe Benzema.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!