×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Khedira i bashkohet Hertha Berlinit

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 19:23

    Sami Khedira e ka kompletuar transferimin te Hertha Berlini, derisa afati i transferimeve në Gjermani u mbyll në ora 18:00.


    Mesfushori gjerman kishte arritur dje (e diele) te skuadra nga Bundesliga për teste mjekësore.

    Lojtari ka kompletuar me sukses ato dhe sot (e hënë) është prezantuar me fanellën e Hertha Berlinit.

    Ai ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

    Khedira do e bartë numrin 28 në fanellë, derisa u transferuar te skuadra nga vendlindja e tij prej Juventusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!