Kosova vazhdon të ëndërrojë për Kampionatin Evropian 2020, teksa këtë muaj ka një test të vështirë.
“Dardanët” do përballen me Malin e Zi në stadiumin mitik “Fadil Vokrri”, më 14 tetor.
Interesimi vazhdon të jetë i madh për këtë ndeshje nga të gjithë futbolldashësit, derisa tashmë është konfirmuar data dhe ora e saktë se kur dalin biletat në shitje për ndeshjen me malazezët, shkruan lajmi.net.
Uebsajti që përkujdeset për shitjen e biletave “tiks.app” nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruajtur se biletat do dalin në shitje më 7 tetor në orën 16:00.
“Biletat e ndeshjes Kosova V Mali i Zi do të dalin në shitje online me 07.10.2019 në orën 16:00. Suksese”, shkruhet në njoftimin e “tiks.app”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.