×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Liria mbetet pa trajner, jep dorëheqje Nikaj

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 11:10

    Samuel Nikaj ka njoftuar sot dorëheqjen e tij nga posti i trajnerit te Liria.


    Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Nikaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.Ai e ka falëndëruar klubin prizrenas për gjashtë muajt e kaluar aty.

    Liria momentalisht ndodhet në vendin e tretë në Ligën e Parë me 25 pikë.Ky është postimi i tij i plotë:

    Pas përfundimit te xhirove te para , me 7 fitore 4 barazime , dhe 4 humbje duke mbledhur 25 pikë ,që për pritshmëritë e mija janë shume pak marr krejt përgjegjësit dhe dorëhiqem, duke e lënë klubin ende në lufte për vendin e pare ,pasi që janë vetëm 1 pikë larg.

    I falënderoj pa përjashtim për këto 6 muaj te kaluar tek Liria (një klub i madh) të gjithë bashkëpunëtorët, që nga kryetari , drejtori ,stafi i jem i ngushtë dhe ekonamat dhe ju uroj suksese ne vazhdim./zëri.info/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!