Diego Armando Maradona do të mbetet në krye të Gimnasias. Klubi argjentinas komunikoi rinovimin e kontratës së “El Pibe de Oro” deri në dhjetor 2021.
Deri pak orë më parë u fol për një marrëdhënie që po prekte finishin, por “martesa” mes Diego Armando Maradonës dhe Gimnasias është e destinuar të vazhdojë.
Ish-kampioni argjentinas dhe klubi i qytetit La Plata në fakt kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të bashkëpunuar deri në fund të sezonit tjetër. Njoftimi për rinovimin e Maradonës erdhi në përvjetorin e themelimit të klubit.
Maradona u ul në pankinën e Gimnasias në shtator 2019, kur skuadra u përfshi plotësisht në luftën për mbijetesë. Ish-“ylli” i Napolit në 20 ndeshje ka arritur 7 fitore, 5 barazime dhe 8 humbje.
Mbyllja përfundimtare e kampionatit argjentinas për shkak të emergjencës së Koronavirus, zyrtarizoi qëndrimin e Gimnasias në elitë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.