Matthijs de Ligt është senzacioni i këtij viti, i cili arriti ta udhëheqë Ajaxin si kapiten drejt triumfit në Holandë dhe ishte vetëm 20 sekonda larg finales së Ligës së Kampionëve.
Ai është shndërruar në futbollistin më të kërkuar të momentit, pasi që top-klubet europiane janë hedhur në sulm për të, shkruan Reporteri.net
Megjithatë, Barcelona pritet të nënshkruaj me të riun e Ajaxit, anipse ka pasur interesim të madh të gjigantëve anglez.
Më herët këtë sezon, Barcelona arriti të nënshkruaj më shokun e skuadrës së De Ligt, mesfushorin Frankie De Jong.
Sky Sport ka raportuar pak minuta më parë se 19 vjeçari holandez do t’iu bashkohet Barcelonës këtë verë.
Lajmet për transferimin e tij në Barcelonë kanë shokuar klubet e Premierligës. Liverpool po shpresonin që ta bashkonin atë më kolegun e tij në Kombëtaren e Holandës, Virgil Van Dijk, ndërsa City kishte nevojë që ta zëvendësonte të sapolarguarin, Vincent Kompany.
Shuma e transferimit mendohet të jetë afro 70 milionë euro./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.