×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: Merret vendimi, Juventusi fiton ndeshjen ndaj Napolit me rezultat zyrtar 3-0

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 17:52

    Juventusi e ka fituar ndeshjen kundër Napolit me rezultat zyrtar 3-0


    Gjykatësi Sportiv për ndeshjen Juventus – Napoli që ishte planifikuar të luhej më 4 tetor ka dhënë verdiktin përfundimtar, shkruan Reporteri.net

    Juventusi e ka fituar këtë ndeshje me rezultat 3-0, derisa Napoli është penalizuar edhe me heqjen e 1 pike në tabelë.

    “Gjykatësi Sportiv vendos të aplikojë ndëshkimin për Napolin nga neni 53 NOIF për mosmarrëveshjen e ndeshjes në fjalë, në veçanti humbjen e ndeshjes me rezultat 3-0 dhe dënimin me një pikë në renditje për sezonin sportiv 2020/2021”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, Napoli nuk udhëtoi drejt Torinos për të luajtur me Juventusin shkaku i disa rasteve që kishte me COVID-19. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!