×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Milani firmos me Simon Kjaer

    Reporteri
    27 Tetor 2021 | 22:21

    Simon Kjaer ka vazhduar kontratën me Milanin deri në verën e vitit 2024.

    Përmes një komunikate për media, klubi italian ka bërë të ditur se Danezi ka pranuar të jetë ‘kuqezi’ edhe për tri vitet e ardhshme.

    “AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës së Simon Thorup Kjær deri më 30 qershor 2024. Simon, një profesionist shembullor brenda dhe jashtë fushës, kapiten i Danimarkës dhe i përfshirë në listën e 30 kandidatëve për Topin e Artë 2021, iu bashkua kuqezinjve në janar 2020, duke bërë debutimin e tij në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër SPAL. Pas 66 paraqitjeve dhe 1 golit të shënuar në Old Trafford kundër Manchester United, Kjær dhe Milan do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku”, thuhet në njoftimin e klubit.

    Kjaer po kalon në formë të mirë dhe është përfshirë në listën prej 30 lojtarëve në garë për Topin e Artë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!