×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Muller dhe Hummels kthehen në Kombëtaren e Gjermanisë për Euro 2020

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 14:30

    Thomas Muller dhe Mats Hummels janë kthyer në Kombëtaren e Gjermanisë për Kampionatin Evropian 2020, pas dy vjetëve mungesë.


    Trajneri i Gjermanisë Joachim Low i përfshiu ata në listën prej 26 futbollistëve të ftuar për Euro 2020, që nis më 11 qershor, raporton Express.

    Sulmuesi i Bayern Munich Muller dhe mbrojtësi i Borussia Dortmundit Hummels u përjashtuan nga ekipi kombëtar në vitin 2019 nga trajneri Low, i cili synonte të krijonte hapësirë për gjeneratën e re të futbollistëve.

    Por Low e ka bërë një kthesë të papritur dhe ka vendosur të mbështetet në dy prej veteranëve të i përzuri dikur.

    Hummels u shpreh i lumtur që u kthye në Kombëtare dhe këtë e shprehu në një reagim në Twitter.

    “Jam shumë i lumtur dhe krenar që do të luaj për Gjermaninë përsëri”, shkroi Hummels.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!