×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Ndeshja Danimarkë – Finlandë vazhdon në ora 20:30

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 20:18

    Ndeshja e ndërprerë mes Danimarkës dhe Finlandës do të vazhdojë në orën 20:30.


    UEFA njoftoi se me kërkesë nga të dy klubet ndeshja mes tyre do të vazhdojë nga ora 20:30, përkundër rastit të Christian Eriksen.

     

    Pesë minutat e fundit të pjesës së parë do të zhvillohen, më pas do të jenë pesë minuta pushim dhe do të fillojë pjesa e dytë.

    “Ndeshja është pezulluar për shkak të një urgjence mjekësore të Christian Eriksen të Danimarkës. Lojtari tanimë është në spital dhe në një gjendje stabile. UEFA i uron shërim të plotë dhe të shpejtë Christian Eriksen dhe dëshiron të falënderojë të dy skuadrat për sjelljen e tyre shembullore” – thuhej ndër tjera në njoftimin e UEFA-s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!