Al Hilal edhe zyrtarisht e ka transferuar Neymarin nga Paris Saint-Germain.
Lojtari ka arritur marrëveshje me klubin arab për një kontratë dy vjeçare, derisa është prezantuar edhe zyrtarisht.
Skuadra arabe Al Hilal raportohet se ka paguar 90-100 milionë euro te PSG për kartonin e lojtarit.
Neymar gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite do të fitojë 300 milionë euro, ndërsa nuk ka opsion për një vit shtesë.
Paga e tij mund të shkojë deri në 400 milionë euro, nëse arrihen disa objektiva, që janë në formë të bonuseve.
Al Hilal gjatë kësaj vere ka transferuar edhe emra të tjerë të mëdhenj nga futbolli evropian si Kalidou Kolibaly, Ruben Neves apo Malcolm.
Gjatë gjashtë viteve qëndrim te PSG, sulmuesi brazilian ka zhvilluar 173 ndeshje zyrtare duke realizuar 118 gola dhe ka asistuar në 77 të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.