Teemu Pukki është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit gushtë, ndërsa Jurgen Klopp është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit gusht në Premier Ligë
Teemu Pukki shkëlqeu me Norwichin ku shënoi 5 gola në katër ndeshjet e para dhe me plotë meritë fitoi çmimin e më të mirit për muajin gusht, shkruan Reporteri.net
The @premierleague August #POTM is Teemu Pukki! SBC will be available soon, in #FUT20. pic.twitter.com/RgtUrUNx3o
— EA SPORTS FIFA (@EASPORTSFIFA) September 13, 2019
Ai mposhti Ashley Barnes të Burnley, Roberto Firmino të Liverpoolit dhe treshen e Manchester City Sergio Aguero, Raheem Sterling dhe Kevin De Bruyne të cilët ishin të nominuar për çmimin.
Congratulations, boss! ?
The @premierleague Manager of the Month for August ?
— Liverpool FC (@LFC) September 13, 2019
Ndërsa, trajneri më i mirë i muajit gusht u zgjodh Jurgen Klopp.
Tekniku gjerman fitoi katër ndeshjet e para në Premier Ligë me Liverpoolin. ‘Të Kuqtë’ kryesojnë në renditjen tabelare me 12 pikë, ndërsa pas tyre është City që ka 10 pikë. /Reporteri.net/