Valon Behrami sot ka shkëputur kontratën e tij me Sionin
Valon Behrami nuk u ambientua te Sion, ndërsa së fundi raportohej se klubi e ka përjashtuar atë, shkruan Reporteri.net
Por, tashmë është sqaruar gjithçka ku klubi dhe lojtari kanë gjetur gjuhën e përbashkët për shëkputjen e kontratës.
OFICIAL: El jugador Valon Behrami rescindió el contrato con el FC Sion. pic.twitter.com/l7HGLYKliL
(Fuente @FCSion)
— Javier Prado Jr (@JavierPradoJr_) October 3, 2019
“Valoni ka shprehur keqardhjen e tij që nuk mund të sjellë potencialin e tij të plotë në fushë. Ne u ndamë mirë. Valoni do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Valais. Kjo që ka ndodhur nuk e prishë marrëdhënien tonë. Ne e vlerësojmë sinqeritetin e Valonit,” thuhet në njoftimin e klubit.
Ndërsa vetë Behrami e ka konfirmuar largimin e tij nga Sioni vetëm tre muaj pasi iu bashkua atyre.
“Kjo histori e përbashkët filloi mirë. Arsyet e ndryshme kanë çuar në situatën e tanishme. Për t’u larguar në mënyrën më të mirë, ne vendosëm së bashku të hartojmë një linjë sot. Uroj që klubi dhe stafi të kenë më të mirën në vazhdimin e kampionatit. Ndjeva se vendimi më i mirë për mua ishte që të vazhdoja rrugën time diku tjetër. Dhe për këtë nuk ka pendim,” ka thënë Behrami.
Ndryshe, 34 vjeçari edicionin e kaluar ishte pjesë e Udinese. /Reporteri.net/