FIFA sot e ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve pas ndeshjeve që u zhvilluan në tetor
Kombëtarja e Kosovës e ka humbur një pozitë dhe tani gjendet në vendin e 117-të, shkruan Reporteri.net
‘Dardanët’ në tetor zhvilluan tri ndeshje, duke humbur nga Maqedonia e Veriut[2-1], Sllovenia [1-0] dhe siguruan një barazim me Greqinë[0-0].
Kosova pas këtyre ndeshjeve dhe rezultateve të arritura e ka humbur një vend në ranglistën e re të FIFA-s, ku tani pozicionohet në vendin e 117-të.
Ndryshe në nëntor Kosova do të luajë edhe dy ndeshje tjera në kuadër të Ligës së Kombeve ku do të përballet me Slloveninë dhe Moldavinë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.