Tashmë nuk ka më asnjë pikëpyetje, ndeshja e fundit kualifikuese e Grupit H në eliminatoret e Europianit Shqipëri-Francë do të luhet në stadiumin Arena Kombëtare.
Ka qenë UEFA ajo e cila e ka zyrtarizuar këtë fakt duke zbuluar emrin e stadiumit në sajtin e saj, një detaj që mungonte prej ditësh në krahasim me sfidat e tjera.
Vetëm të dielën stadiumi kreu edhe ndeshjen testuese ku në tapetin e gjelbër shkelën vajzat e Vllaznisë dhe të Apolonisë.
Këtë sfidë e ndoqën nga afër edhe dy inspektorë të UEFA të cilët sot kanë dorëzuar raportin sigurisht me një përshtypje të mirë.
Gjithsesi për ta quajtur të përfunduar duhet të priten edhe disa ditë, pasi pavarësisht se është dhënë ‘ok’ inspektorët e UEFA-s kanë lënë edhe disa detyra, të cilat duhet të përmbushën deri të mërkurën. Këto detyra kishin të bënin me rregullimin e ambienteve kryesisht jashtë stadiumit, pasi për pjesën brenda inspektorët ishin kryesisht të kënaqur.
Më konkretisht bëhej fjalë për skelat dhe pjesën e sheshit para stadiumit.
Sa i takon ndeshjes me Francën ajo do të luhet ditën e diele në orën 20:30. Për këtë takim, ndryshe nga sfida me Andorën ka pasur një interes të jashtëzakonshëm për bileta. Tani në dyqanin e FSHF-së ata kanë mbarur dhe biletë mund të tërheqin vetëm ata që kanë bërë kërkesë online.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.