×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Shtyhet fillimi i Kupës së Botës, kjo është arsyeja

    Reporteri
    23 Gusht 2022 | 12:28

    Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino së bashku me presidentët e gjashtë konfederatave kanë votuar për shtyrjen e Kampionatit Botëror Qatar 2022.

    Kupa e Botës ishte paraparë të fillonte më 21 nëntor dhe të zgjaste deri më 18 dhjetor, por ajo do të fillojë një ditë më herët, më 20 nëntor.

    Katari fitoi organizimin e Botërorit 12 vite më parë dhe që atëherë dihej se ndeshja e xhiros së parë në të cilën do të luajë Katari do të caktohet në ditën e parë të turneut.

    Mirëpo, sipas orarit fillestar, Senegali dhe Holanda duhej të hapnin kampionatin më 21 nëntor në orën 14:00 dhe Katari dhe Ekuador do të luanin më vonë atë ditë në orën 20:00.

    Në vend që thjesht të ndërronte datat e dy ndeshjeve, FIFA vendosi të shtyjë me një ditë fillimin e kampionatit.

    Kështu Katari dhe Ekuadori do të hapin Botërorin më 20 nëntor në orën 17:00 dhe një ditë më pas do të luhen ndeshjet e planifikuara për 21 nëntor: Senegal – Holandë në orën 14:00, Angli – Iran në orën 17:00 dhe SHBA – Uells në orën 20:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!