×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Shtyhet ndeshja Maqedoni-Kosovë, mësohet muaji kur do të luhet

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 15:21

    Ndeshja e Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut dhe potencialisht finalja kundër Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë janë shtyrë për në qershor të këtij viti, për shkak të krizës që është krijuar nga përhapja e koronavirusit.

    Kosova është vetëm dy ndeshje larg kualifikimit për Kampionatin Evropian, pasi që është në gjysmëfinale të play-offs kualifikues për këtë garë, që sot u vendos të shtyhet nga vera e këtij viti në verën e vitit tjetër.

    Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ftoi në takim përfaqësuesit e të gjitha 55 Federatave anëtare, Shoqatës së Klubeve Evropiane, Ligave Evropiane dhe Unionit të Futbollistëve Botërore (FIFPro). Ky takim ishte ftuar ta diskutuar përgjigjen e futbollit ndaj krizës së koronavirusit, që i ka ndalur përkohësisht pothuajse të gjitha garat në Evropë.

    Për shkak se Kampionati Evropian u vendos të zhvillohet nga 11 qershori deri më 11 korrik të vitit 2021, e jo në vitin 2020 siç ishte planifikues fillimisht, edhe ndeshjet e play-offs për këtë garë janë shtyrë.

    Kosova ishte e supozuar të luante kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të play-offs më 26 mars, ndërsa nëse e fitonte këtë përballje në Shkup do të kualifikohej në finalen e madhe të 31 marsit, kur do të luante si mysafire ose kundër Gjeorgjisë, ose kundër Bjellorusisë.

    Megjithatë, këto ndeshje tashmë janë shtyrë për në qershor të këtij viti. Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit e Kosovës, raporton Gazeta Express.

    “Ndeshjet e play-off për kualifikim për Kampionatin Evropian të parapara të zhvillohën në fund të marsit 2020, janë shtyer për qershor 2020. Detajet tjera do të jepen nga grupi punues i UEFA-s”, thuhet në njoftimin e Federatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!