Victor Lindelof ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Unitedin
Victor Lindelof sot ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me klubin që do ta mbajë atë në Old Trafford deri në qershor të vitit 2024, shkruan Reporteri.net
Mbrojtësi suedez iu bashkua Unitedit në vitin 2017 dhe deri tani ka regjistruar 74 paraqitje me fanellën e ‘Djajve të Kuq’.
✍️ @VLindelof has committed his future to #MUFC!
— Manchester United (@ManUtd) September 18, 2019
25 vjeçari është i lumtur me kontratën e re dhe ka thënë se te United ndihet sikur në shtëpi.
“Që nga dita kur kam ardhur në United jam ndjerë si në shtëpi. Unë këtu jam rritur si lojtar dhe si person. Shpresoj se do ta ndihmoj skuadrën për të fituar trofe,” ka thënë Lindelof. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.