×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Takimi Partizani-Tirana do të luhet në “Air Albania Stadium”

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 18:45

    Tashmë është zyrtare derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana do të luhet në “Air Albania Stadium”, teksa është vetë klubi i kuq që e konfirmon një gjë të tillë në faqen e tyre zyrtare në Facebook.


    Pritet të jetë një derbi spektakolar, teksa pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës, takimi i fundit në fazën e grupeve për fazën kualifikuese euro 2020, Partizani-Tirana do të jetë ndeshja e radhës që do të luhet në “Air Albania Stadium”, që përkon dhe me ndeshjen e parë të Kategorisë Superiore që do të zhvillohet në këtë impiant.

    Do të jetë një derbi përtej 3 pikëve, do të jetë “derbi i solidaritetit”. Kjo pasi klubi kampion i Partizanit më herët kërkoi ta shfrytëzojë këtë përballje për t’i ardhur më tepër në ndihmë të prekurve nga tërmeti duke dashur të tregojë dhe njëherë solidaritetin e botës së futbollit me ngjarjet tragjike që që përfshinë Shqipërinë.

    Kampionët në fuqi kërkuan që derbi të luhej në “Air Albania Stadium” dhe të ardhurat nga shitja e biletave të shkojnë për të prekurit e tërmetit. Kjo nismë e klubit të Partizanit mund të jetë një mundësi e mirë që edhe vetë njerëzit, dhe jo vetëm tifozët, të japin kontributin e tyre për tronditjen që lan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!