×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtari i FFK-së e publikon fotografinë për të cilën thotë se u sulmua nga kryetari i Federatës

    Reporteri
    16 Mars 2022 | 22:47

    Artan Govori, zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës ka treguar arsyen pse u sulmua sot fizikisht nga kryetari i këtij institucioni, Agim Ademi.

    Sot gjatë ditës u raportua se Ademi ka sulmuar fizikisht Govorin, rast i cili u konfirmua edhe nga Policia.

    Ademi fillimisht, e më pas edhe FFK-ja thanë se ishte debat, e jo sulm fizik, por ashtu nuk mendoi Govori, që tha se ishte një sulm i lehtë fizik.

    Ndërsa tani, ai ka publikuar fotografinë për të cilën thotë se u sulmua nga Agim Ademi.

    “Arsye është kjo fotografi të cilën ma kanë bërë persona të angazhuar “të paguar” (nga Agim Ademi),fotografi të cilën Agim Ademi ma dërgon një ditë më parë (ditën e martë me datë 15.03.2022). Personi i cili shihet në këtë foto së bashku me mua është një ish punëtor i FFK-së Bajram Zeqiri (i cili poashtu është i suspenduar nga Agim Ademi), me të cilin pata nje takim rasti në qytet. Meqenëse personi në fjalë është njëri prej atyre personave që nuk i përshtaten Agim Ademit dhe i konsideron si kundërshtar të tij, neve punëtorëve të Federates na hakmerret për kontakte që mbajm me ta qofshin ata kolegë apo miq tanë”, tha ndër tjera Govori.

    Ky është reagimi i tij i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!