4 shenjat paralajmëruese të kancerit të tiroides që duhet të njohë çdo grua

Shpesh dëgjojmë rekomandime të tipit, bëni kontrolle të herëpashershme të gjirit për të zbuluar në kohë kancerin, apo vini re nishanet nëse ndryshojnë madhësi apo formë, pasi mund të jenë shenjë e parë e melanomës.


Ndërsa për kancerin e tiroides nuk flitet shumë. Por në fakt duhet të keni informacione mbi të, pasi numri i njerëzve të diagnostikuar me këtë sëmundje është dyfishuar që nga vitet ’70. Gratë sidomos janë më të rrezikuara, prandaj është mirë të vizitoheni tek mjeku nëse vëreni simptomat e mëposhtme:

1.Shfaqja e një gunge në qafë: Gjëndra e tiroides ndodhet në pjesën e përparme të qafës, ndërsa shfaqja e çdo noduli apo gunge tjetër në qafë që nuk zhduket vetë brenda pak javësh duhet të kontrollohet tek mjeku. Nëse tumori ka filluar të përhapet afër nodujve limfatikë, masa tumorale mund të jetë në pjesën anësore të qafës, ndërsa nodujt limfatikë janë në pjesën e përparme, ku është edhe gjëndra e tiroides.

2.Probleme me gëlltitjen: Ndërkohë që masa tumorale rritet, mund të shkaktojë probleme me gëlltitjen e ushqimit. Nëse ky problem nuk largohet brenda pak javësh (duke qenë se edhe ftohja, gripi apo ndonjë virus tjetër mund të shkaktojnë ënjtje të fytit dhe probleme me gëlltitjen), është e domosdoshme të bëni një kontroll tek mjeku.

3.Ndryshime të zërit: Timbri i zërit gjendet afër tiroides, prandaj ndryshimet tek gjëndra mund të shkaktojnë ngjirje të tij.

4.Probleme me të folurin, të ngrënin ose frymëmarrjen: Këto probleme mund të mos shfaqen deri në momentin që kanceri ka avancuar shumë, megjithatë kërkojnë vëmendje mjekësore të menjëhershme.