×
  • Extra
  • Stil

    A e dini çfarë është bombardimi dashuror dhe si e dalloni partnerin e këtillë me kohë?

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 21:12

    Bombardimi dashuror është term i ri në dashuri, i cili përdoret për përshkrim të manipulimit romantik


    Zakonisht e përdorin individët toksikë dhe manipulues të cilët tashmë kanë provuar bombardimin dashuror nga ana e partnerit të mëparshëm apo prindërve, transmeton Telegrafi.

    Me fjalë të tjera, viktima në fillim të lidhjes është e bombarduar tepër shumë me dashuri dhe e detyruar të ndihet që patjetër duhet të lidhet me emocione në atë lidhje, gjë që më vonë bëhet mision i pamundshëm.

    Kjo bën që viktima mbetet përgjithmonë thellë e angazhuar për partnerin e vet manipulues dhe e lëndueshme në çdo gjë që ai nga ajo kërkon.

    Viktimat këtë vështirë e dallojnë, sepse janë të vërshuar me dashuri dhe konsiderojnë që së paku nëse mungojnë gjeste dhe pak dashuri, atëherë ato janë fajtorë.

    Si ta dalloni manipuluesin emocional nga partneri i ndjeshëm?

    Dallimi i ndjeshëm midis këtyre dy partnerëve është që “bombarduesi” dashuror nuk lejon që lidhja juaj të zhvillohet në mënyrë normale dhe të shëndetshme.

    Derisa partneri i ndjeshëm mund t’ju bëjë dhuratë të mrekullueshme apo të bëjë gjestin në kohën e duhur, bombarduesi dashuror do ta bëjë këtë para se të jeni të gatshëm ta kuptoni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!