A ka problem nëse e lani trupin me shamponin e flokëve

Të gjithëve na ka ndodhur të përdorim shampon e flokëve edhe për trupin, por nëse kjo është ajo që bëni zakonisht, ndoshta duhet të ndryshoni rutinën.


Edhe pse duket sikur në pamje të parë nuk ka ndonjë problem apo ndryshim të madh, struktura kimike e shampove të trupit dhe të flokëve ka disa ndryshime.

Shampot zakonisht përmbajnë surfaktantë që përzihen mirë me vajra dhe më pas shpëlahen lehtë me ujë për t’i hequr ato varja. Por, ato kanë përbërës të ndryshëm për të arritur qëllime të ndryshme. Shampot e flokëve shpesh përmbajnë faktor zbutës/balsami për t’i bërë flokët më të butë dhe më të lehtë për t’u larë. Edhe shampot e trupit kanë faktor që hidratojnë lëkurën, por nuk është ekzaktësisht e njëjta gjë.

Për më tepër, shampot e flokëve zakonisht përmbajnë nivele më të ulëta të surfaktantëve në krahasim me ato të trupit. Ne zakonisht duam të heqim më pak vajra në flokë në krahasim me vajrat në lëkurë dhe përqendrimi më i lartë i surfaktantit në shampot e trupit ka për qëllim të arrijë pikërisht këtë.

Ideja është se shampot formulohen për të lënë qëllimisht përbërës në flokë, për ta mbajtur atë të qetë, ndërsa larësit e trupit krijohen për të hequr çdo papastërti, vaj. Për më tepër, shampot më acidike mund të shkaktojnë acarim të lëkurës. Shampoja e flokëve zakonisht është formuluar për të shmangur zhveshjen e tyre nga vajrat natyralë, por përdorimi i një shampoje trupi në flokë do e lërë lëkurën të brishtë dhe të dehidratuar.

Si përfundim, nuk ka ndonjë problem nëse diçka e tillë ju ndodh njëherë në kaq kohë, por dermatologët nuk rekomandojnë ta bëni gjithnjë.