×
  • Extra
  • Stil

    Arsyeja përse meshkujt duhet të hanë më shpesh kërpudha

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 16:49

    Meshkujt që kërpudhat i duan vetëm sipër një pice, tani duhet të ndryshojnë mendim.


    Një studim japonez i Tohuku University, i botuar në revistën International Journal of Cancer, tregon se personat që konsumojnë në mënyrë periodike kërpudha, reduktojnë në mënyrë domethënëse rrezikun e kancerit në prostatë.

    Studimi tregoi në veçanti që kërpudhat reduktonin mundësinë këtij kanceri në personat 50-vjeçarë që hanin shumë mish dhe bulmet, dhe pak fruta dhe perime.

    Një konsumim kërpudhe një ose dy herë në javë redukton sipas hulumtimit me 8% rrezikun e sëmundjes, ndërkohë që një konsum më i shpeshtë bën që kjo shifër të arrijë deri në 17%.

    Kanceri në prostatë është një nga më karakteristikët për gjininë mashkullore, me statistikat që thonë se çdo vit regjistrohen më shumë se 1 milion të sëmurë të ri në botë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!