×
  • Extra
  • Stil

    Bashkëshorti i tha që duket si burrë, 50-vjeçarja bën 6 operacione për të rritur gjoksin

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 15:41

    Një recepsioniste ka harxhuar plot 26,000 paund për të kryer 6 operacione plastike për rritjen e gjoksit.


    50-vjeçarja Janey Byrne, nga Lincoln, ka treguar se ka rrezikuar jetën duke iu nënshtruar 6 ndërhyrjeve vetëm që të kishte gjoksin që kishte ëndërruar gjithmonë.

    Ndërhyrjen e parë Janey e kreu në vitin 2005 kur bashkëshorti i saj, Dave i tha me shaka se ngjante si burrë.

    50-vjeçares iu desh të kryente një numër të madh ndërhyrjesh pasi gjërat i kanë shkuar gjithmonë ters. Një herë i ndodhi një problem me protezat, pastaj kishte raste që ia refuzonte trupi ose nuk qëllonte në mjekë të mirë.

    Nisur nga këto, Byrne tregon se sa herë bëhej gati për t’u futur në thikë, pendohej.

    Pas ndërhyrjes së fundit, ajo tashmë shpreson që të shihet në pasqyrë dhe ta rifitojë sërish besimin në vete.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!