×
  • Extra
  • Stil

    Bën gjithçka për gruan që dashuron: Mashkullin e kësaj shenje të horoskopit do ta dëshironte çdo femër

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 16:13

    Nëse partneri juaj është në këtë shenjë të horoskopit, atëherë jeni vërtetë me fat.


    Meshkujt e shenjës së Dashit janë shumë temperamentë dhe nuk zgjedhin mjetet për ta bërë një grua për vete. Nuk brengosen për mendimet e rrethit dhe zakonisht vijnë deri te ralizimi i qëllimeve sepse karakterizohen me këmbëngulësi jashtëzakonisht të madhe, transmeton Reporteri.net

    Mashkulli në shenjën e Dashit është i gatshëm që të dashurës së tij t’i trokasë në derë brenda natës dhe ta lumturojë me një përqafim të ngrohtë. Ai shfrytëzon çdo moment që të jetë pranë saj dhe ta befasojë me vepra të mira. Iu pëlqen të dominojnë, të jenë liderë absolutë të zemrës së gruas që dashurojnë dhe janë të dobët në lotët e grave. Ata kanë shpirt avanturesk dhe vazhdimisht janë të gatshëm për sfida të reja.

    Dashi është mashkulli të cilit i duhet dikush që do t’i përgjigjet entuziazmit të tij romantik pa iu mërzitur. Aftësia unike për të kapërcyer më shpejt dhimbjen sesa shenjat tjera është tipari i tij kryesor. Kur dikush ua tërheqë syrin, ata  reagojnë shpejt. Megjithatë, për të mbajtur vëmendjen e dashit, duhet të jeni aq energjik dhe emocionues sa ai. Njerëzit e lindur në shenjën e dashit janë jashtëzakonisht të pasionuar dhe adhurojnë aventurat. Kur zjarri digjet, digjet edhe ai. Marrëdhëniet e pasionuara janë karakteristikë e dashit. Por kur dashuria është e vërtetë, zakonisht është për tërë jetën. Për sa kohë që ka shumë adrenalinë dhe eksitim që pompon gjakun në venat e dashit, lidhja do të jetë e fortë dhe afatgjatë. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!