Cilët njerëz kanë më shumë gjasa të dashurohen me personin e gabuar?

A e keni menduar ndonjëherë pse disa njerëz duket se tërheqin gjithmonë atë të gabuarin? Ndoshta një person i tillë je edhe ti. Megjithëse askush s’e zgjedh me dëshirë apo me vetëdije një “partner të keq”, të kuptosh se kush është përgjegjësi për këtë mund të jetë e vështirë, pak a shumë si në një aksident: Të gjithë të përfshirët mund të kenë nga pak përgjegjësi për përplasjen.


Në këtë aspekt, ju mund të jeni “pjesë e problemit”, edhe nëse ju duket se po bëni gjithçka si duhet. Shihni se i qaseni dashurisë. Po sikur të keni emofili – prirjen për t’u dashuruar shumë shpejt, shumë lehtë dhe shumë shpesh? Marrja e një qasjeje tepër entuziaste për krijimin e lidhjeve të dashurisë mund të inkurajojë dikë të bëjë zgjedhje të këqija.

Kur zgjidhni një partner, një nga zgjedhjet më të këqija që mund të bëni është të zgjidhni dikë që është pjesë e “triadës së errët”. Këta njerëz janë narcistë, shfaqin tendenca psikopatie apo makiavelizëm (manipulues dhe njerëz që e kërkojnë me çdo kusht pushtetin). Sigurisht, askush s’do zgjidhte dikë me këto karakteristika, megjithatë këta njerëz janë mjaft tërheqës për shkak të karizmës, hijeshisë dhe prezencës që kanë në fillim.

Studiuesit nga Universiteti i Teksasit, pas një studimi vunë re se kur bëhet fjalë për njerëzit e “triadës së errët” ka një grup njerëzish që s’mund ta ndalojnë veten dhe janë pikërisht ata me emofili. Dy studimet që u kryen brenda punës kërkimore dolën në përfundime të ngjashme: Njerëzit me emofili kanë më shumë gjasa të tërhiqen nga partnerë me tendenca narciste dhe/ose psikopate.

Natyrisht, të duash të biesh në dashuri s’është asgjë e keqe, por ta kërkosh dashurinë me patjetër në një moment të caktuar mund të bëjë që ju t’i jepni prioritet më shumë “të rënit në dashuri” – si veprim, sesa “të zgjedhurit e personit të duhur për ju”.

Në një këndvështrim edhe më të rrezikshëm, studime të tjera tregojnë se emofolia më e theksuar mund të inkurajojë edhe sjellje të tjera negative si përfshirja në seks të pambrojtur. Në fund të fundit, më mirë të mos dashuroheni aq lehtë, se sa të dashuroheni me personin e gabuar.