×
  • Extra
  • Stil

    Dallimi i madh mes vajzave të Trump: Njëra yll, tjetrën s’e njeh askush

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 17:10

    Vajza e vogël e  presidentit amerikan Donald Trump është  shumë më pak e përfaqësuar në media sesa motra më e madhe Ivanka, e cila  njihet edhe si vajza favorite e presidentit Trump.


    Por, përveç Ivankës dhe Tifanit, Donald ka edhe tre djem, të cilët i ka nga tre martesa … Tifany, është e vetmja që nuk u rrit nën patronazhin e babait të saj, prandaj është e ndarë nga pjesa tjetër e familjes, transmeton Reporteri.net

    Donald Junior Trump

    Donald Junior Trump me ish guan Vanessa, kanë pesë fëmijë dhe pas divorcit filloi të argëtohej me moderatoren atraktive, tetë vjet më e vjetër se ai – Kimberly Gilfoyle. Interesante është fakti se Vanessa pohoi se Trump ishte kaq dorëngushtë saqë shpesh i duhej që nënës së saj t’i kërkonte para për nevoja personale.

    Ivanka Trump

    Donald Trump duket se ka marrëdhënie më të afërt me vajzën e tij Ivanka, dhe nuk është sekret publik që marrëdhënia e tyre shpesh është shumë e çuditshme. “Po, ajo është me të vërtetë shumë e veçantë dhe njëkohësisht shumë e bukur. Po të mos isha i martuar dhe po të mos isha babai i sa …”, kjo është vetëm një nga deklaratat e ngjashme, pothuajse skandaloze, të cilat Presidenti i Amerikës i bëri për vajzën e tij.

    Erik Trump

    Erik Trump është djali i dytë i Trumpit, bashkë me vëllaun Donaldin dhe motrën Ivana udhëheqë organizatën e Trumpit. Njihet edhe për pjesëmarrjen e tij në reality shoun “The Apprentice”. Tridhjetë e pesë vjeçari Erik është i Martuar me Lara Trump dhe në vitin 2017 u bënë me djalin e tyre Luka Trump.

    Tiffany Trump

    Donald Trump u bë me vajzën Tifany në vitin e gjashtë të martesës me nënën e saj me të cilën pastaj u divorcua. Ajo e rriti Tifanin por potencoi se Trump asnjëherë nuk ka lëshuar asnjë ngjarje të rëndësishme në jetën e së bijës dhe se financiarisht është kujdesur për të. Megjithatë në media ajo konsiderohet si personi “B” nga lista e Trumpit.

    Trump në publik asnjëherë nuk ka thënë asgjë që do të hidhte mjegull në rolin e tij si baba, por është interesante se asnjëherë nuk ka folur për vajzën e tij Tiffany. “Ajo është një grua e re, ambicioze me zemër të madhe. Gjithnjë ishte studente e shkëlqyer dhe person shumë i popullarizuar. Jam shumë krenar me të”, mbahet mend të ketë thënë presidenti Trump një kohë.

    Tiffany njihet si vajzë që nuk i pëlqejnë festat e zhurmshme, kohën kryesisht e kalon me nënën e saj kurse pjesën më të madhe të pasurisë që e ka trashëguar nga babai i ka shpenzuar në udhëtime luksoze.

    Baron Trump

    Trump në martesën me Melanie Trump ka një djalë 13 vjeçar, Baron. Ky tinejxher rrallë paraqitet në publik megjithëse kohëve të fundit prindërit po e marrin çdo herë e më shumë në paraqitje publike Ai ndjek një shkollë shumë të shtrenjtë që kushton rreth 45 mijë dollarë dhe është djali i parë i ndonjë presidenti amerikan që jeton në Shtëpinë e Bardhë që nga vite më parë. /Reporteri.net

    Baron Tramp

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!