×
  • Extra
  • Stil

    Ndiheni të padisponuar, atëherë hani pasul – thonë studimet

    Reporteri
    07 Mars 2020 | 18:28

    Kohët e fundit, ekspertët kanë filluar të hetojnë lidhjen midis ushqimit dhe shëndetit mendor, dhe kanë zbuluar se gjendja shpirtërore ndikohet nga një sërë faktorësh, duke filluar nga stresi, ambienti, gjumi i pamjaftueshëm, gjenetika, çrregullimet e humorit dhe madje edhe mënyra si ushqeheni, shkruan Ecowatch.


    Për të gjitha këto arsye, është e vështirë të përcaktoni se cilat ushqime do të ngrisin humorin tuaj kur jeni në gjendje të keqe. Megjithatë, ata ranë dakord që ekzistojnë lloje të ushqimeve që ndikojnë në disponimin, në mesin e tyre edhe fasulja, apo pasuli siç e përdorim në gjuhën popullore, transmeton Reporteri.net.

    Përveç që janë një burim i pasur i proteinave bimore, fasulet ndikojnë në humorin tuaj. Ato janë burimi i Vitaminës B, që ndihmon në prodhimin e serotoninës, dopaminës dhe norepinefrinës dhe ngre humorin tuaj.

    Vitaminat B luajnë një rol të rëndësishëm në komunikimin midis qelizave nervore, dhe nivelet e ulëta të kësaj vitamine kanë qenë të lidhura me zhvillimin e depresionit. Fasulet janë një burim i shkëlqyeshëm i zinkut, magnezit, selenit dhe hekurit që do ju bëjë që përgjithësisht të ndiheni më mirë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!