×
  • Extra
  • Stil

    Hulumtimet: Beqarët janë më të shëndetshëm sesa ata në lidhje

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 14:43
    Couple after a fight sitting on bench

    Mendimet se beqarët janë të mjerë, të vetmuar, pa dashuri dhe nuk duan asgjë më shumë sesa ta kenë një partner/e janë mendime të gabuara.


    Qindra hulumtime e kanë dëshmuar të kundërtën, duke sugjeruar se beqaria sjell përfitime shëndetësore – duke filluar nga rrjetet më të forta shoqërore e deri te një trup më i shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

    Beqarët kanë rrjete më të forta shoqërore sesa të martuarit

    Mendoni se të martuarit kanë më shumë miq? Mendoni prapë!

    Në vitin 2015, shkencëtaret sociale Natalia Sarkisian dhe naomi Gerstel kishin zbuluar se beqarët jo vetëm se janë më të shoqërueshëm, por edhe dhurojnë e pranojnë më shumë ndihmë sesa të martuarit.

    Beqarët janë më “fit”

    Siç duket është e vërtetë thënia se njerëzit që martohen kanë tendenca të zhvillojnë shprehi të këqija – të paktën në aspektin e fitnesit fizik.

    Anketimet me dhjetëra mijëra njerëz kanë zbuluar se beqarët ushtrojnë më shpesh, kanë indeks të masës trupore (BMI) më të vogël, etj.

    Përveç këtyre dyjave, hulumtimet gjithashtu tregojnë se beqarët janë më të prirë të zhvillohen si individë dhe se përfitojnë më shumë nga koha e shpenzuar në vetmi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!