×
  • Extra
  • Stil

    I mendojmë si të edukuar, por ata që punojnë në zyrë shajnë deri në 55 herë në javë

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 11:21

    Jini të sinqertë, puna mund të jetë ndonjëherë stresuese dhe e lodhshme, gjë që mund të rezltojë mjaft zhgënjyese. Të gjithë ne kemi mënyrat tona për të përballuar stresin, por duket se metoda më e njohur për ta bërë këtë, është sipas modës së vjetër, duke sharë.


    Punonjësit e zyreve shajnë përafërsisht 55 herë në javë, thotë një studim i ri, transmeton Reporteri.net.

    Stafi mund të dëgjohet të bëjë deri në 11 shamje në ditë sipas këtij studimi.

    Vetëm një në pesë punonjës të sjellshëm thonë se ata kurrë nuk do të përdorin gjuhë fyese para kolegëve. Një në dhjetë thanë se dëgjojnë të shara 25 herë në ditë.

    Hulumtimi tregon se ekzistojnë 15 fjalë dhe fraza të sharjeve që përdoren më shpesh në vendin e punës. 25%  thanë që ata nuk e censurojnë veten ndërsa 12% thanë që janë shumë të drejtpërdrejtë dhe nuk e filtrojnë veten. Sidoqoftë, 19% e tyre janë më të sjellshëm dhe thonë se përpiqen të kontrollojnë veten nga përdorimi i gjuhës së tillë para kolegëve. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!