×
  • Extra
  • Stil

    Kafja me miqtë është antidoti më i mirë për stresin dhe depresionin

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 11:14

    Jeta jonë e përditshme shpesh nuk është në një shkallë njerëzore, pasi ritmi është aq i shpejtë sa në shumicën e kohës është kundër dëshirës sonë. Nuk është rastësi që tani ekziston një frekuencë në rritje e rraskapitjes, domethënë një gjendje e rraskapitjes së plotë, e cila akoma nuk është karakterizuar si sëmundje, por si një vestibulë (paradhomë) e kushteve mendore patologjike.


    Njerëzit nuk kanë më kohë për të shijuar një hobi, miqtë e tyre ose akoma, të mos të bëjnë asgjë dhe të pushojnë. Ajo që ekspertët sugjerojnë është të pastrojmë mendjen dhe të shijojmë luksin e një kafeje me një mik/e. Ajo që dikur mund të dukej e gabuar si argëtim, të bërit asgjë, sot është një luks. Por një luks i domosdoshëm për të siguruar shëndetin fizik dhe mendor. Gëzimi është antidoti i stresit dhe depresionit.

    Kështu që shkencëtarët sugjerojnë që anksiolitiku më i mirë është të dalim për kafe me miqtë tanë, të bisedojmë dhe të qeshim. Rituali i kafesë është një ushtrim terapeutik i të qenit i pranishëm. Të gjitha këto ndjenja të bukura do të mbeten në tru dhe do të jemi në gjendje t’i rivendosim ato edhe të nesërmen kur diçka na shkon keq.

    Diçka kaq e thjeshtë dhe pozitive sa një takim me miqtë për të pirë kafe dhe për të folur për përvojat e ditës mund të jetë një nga aktivitetet më të mira për mendjen dhe zemrën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!