×
  • Extra
  • Stil

    Kërcënim i vërtetë për shëndetin: 75% e njerëzve pësojnë sulm në tru për shkak të këtij fakti!

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 20:31

    Nëse keni frikë nga ateroskleroza (bllokimi i enëve të gjakut), atëherë frika juaj është e justifikuar! Enët e gjakut të bllokuara  dhe joelastike janë një rrezik serioz shëndetësor! Çdo  i dyti person së pari përjeton sulm në zemër  dhe vetëm atëherë e zbulon se ai ka dëme serioze në enët e gjakut, transmeton Reporteri.net


    Asteroskleroza është një sëmundje që në 75% të rasteve është shkaku i një sulmi në zemër apo sulmeve në tru. Procesi i aterosklerozës mund të jetë më i shpejtë ose më i ngadalshëm, në varësi të faktorit të trashëguar, mënyrës së jetesës, dietës dhe shprehive  të përditshme që secili individ ka.

    Si vjen deri te paraqitja e asterosklerozës?

    Arteriet janë enët e gjakut që bartin gjakun e pasur me oksigjen në zemër dhe në të gjithë trupin tonë. Pikërisht, bllokimi i plotë ose i pjesshëm i arterieve nga pllakat aterosklerotike shkakton sëmundjen mjaft të përhapur që sot njihet si ateroskleroza. Këto pllaka janë të përbëra nga pikla yndyre, kolesteroli, kalcium, si edhe nga qeliza apo substanca të tjera të gjakut. Ateroskleroza mund të çojë në probleme serioze, duke përfshirë këtu atakun në zemër dhe vdekjen. Ateroskleroza mund të prekë çdo arterie të trupit duke përfshirë arteriet në zemër, tru, krahët, këmbët, legenin, veshkat, etj. Në varësi të arteries së prekur zhvillohen edhe sëmundjet me simptomat përkatëse.

    Mjekët kryesisht rekomandojnë reduktimin e faktorëve na çojnë drejt rrezikut. Këshillohet ushqimi i duhur, aktivitet fizik, zvogëlimi i situatave stresuese dhe ndërprerja e pirjes së duhanit. Ndryshimi në këto zakone të përditshme do të ngadalësojë procesin e arteriosklerozës. Në të njëjtën kohë, studimet  tregojnë se, me ndihmën e përbërësve natyrorë, ne mund të zvogëlojmë faktorët kryesorë të rrezikut, siç është rritja e kolesterolit dhe kalcifikimi i arterieve.

    Vitamina K2 ndikon në uljen e kalcifikimit të arterieve. Një numër në rritje i studimeve, duke përfshirë  edhe studimin e madh të Roterdamit, i cili zgjati 10 vjet, tregon se përdorimi i vitaminës K2 mund të zvogëlojë kalcifikimin arterial. Përdorimi i vitaminës K2 gjithashtu mund të ndihmojë në përmirësimin e elasticitetit të enëve të gjakut të kalcifikuara, duke zvogëluar më tej rrezikun nga sulmet e zemrës dhe në tru./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!