×
  • Extra
  • Stil

    Nëse i keni këto vrima në shpinë, atëherë jeni person i veçantë!

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 16:01

    Te femrat quhet vrima Venus, ndërsa te meshkujt është e njohur si vrima Apollo. Ne nuk i njohim shumë pjesë të trupit tonë, as nuk u kushtojmë vëmendje atyre. Njëjtë është  është edhe rasti me vrimën Apollo (tek meshkujt) dhe vrimës Venus (tek femrat) në pjesën e poshtme të shpinës, transmeton Reporteri.net


    Sa prej jush e dini se çka janë këto dy vrima dhe pse ndodhen pikërisht në atë vend?

    Ato janë të vendosura në vendin ku dy kockat lidhin legenin dhe kjo pikë nuk ka muskuj. Janë rezultat i përmasave të përsosura të ligamenteve ose predispozicion gjenetik që nuk i ka çdo njeri.

    Këto vrima quhen edhe “vrima magjike” sepse ato janë shumë të rëndësishme në procesin e jetës. Meqë nuk i ka secili person në botë, besohet se ata që i kanë janë njerëz vërtetë fatlumë, sepse këto vrima janë në të vërtetë një tregues i qarkullimit të duhur të gjakut në trupin tuaj.

    Përveç kësaj, është vërtetuar se këto vrima i ndihmojnë njerëzit që të kenë një jetë më kualitative në aspektin e dashurisë. Ushtrimet për muskujt e poshtëm të shpinës kohë pas kohe definojnë vrimat Venus ose Apollo dhe në shpinën tuaj.

    Këto ushtrime do t’ju ndihmojnë të përcaktoni nëse i keni edhe ju ato./Reporteri.net

    Shihni videon:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!