×
  • Extra
  • Stil

    Nëse nuk flini mirë natën, këto zakone mund të jenë përgjegjëse

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 13:20

    Nëse përjetoni shpesh pagjumësi, do të thotë se ndoshta nuk është thjesht një rastësi. Pagjumësia mund të ndodhë për disa arsye, prandaj është e nevojshme t’i kushtoni rëndësi.


    Mos konsumoni ushqime pikante për të paktën 4 orë deri në kohën e gjumit

    Ushqimet pikante ka shumë të ngjarë të shkaktojnë ndjesi djegieje në ezofag, duke ndikuar kështu në cilësinë e gjumit dhe duke sjellë pagjumësi.

    Mos përdorni celularin tuaj para se të shkoni në shtrat

    Fikni ekranet para se të flini për të patur një gjumë cilësor. Mundohuni ta shmangni kontaktin me celularin të paktën një orë para gjumit.

    Mos pini kafe para gjumit

    Siç e dimë të gjithë, kafeina ka një efekt stimulues në sistemin nervor dhe për këtë arsye mund të shkaktojë çrregullime të gjumit. Përveç kafesë, dhe shmangni burimet e tjera të kafeinës, të tilla si çaji, çokollata dhe pijet freskuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!