×
  • Extra
  • Stil

    Nga DJ në Kryeministre – Jacinda Ardern vazhdon të befasojë botën

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 13:09

    Ajo është liderja më e re femër në botë, duke qeverisur në Zelandën e Re si kryeministre, në moshën 37 vjeçare.


    Por përpara sigurimit të punës së lartë të vendit, Jacinda Ardern kishte një jetë tjetër … në skenë – një kontrast të zjarrtë me detyrat e saj politike.

    Kryeministrja e Zelandës së Re dikur ishte DJ, shkruan DailyMail.

    Ajo e ushtroi këtë profesion duke lëshuar muzikë në disk për 45 minuta në festivalin e muzikës “Laneway” të Aucklandit, në vitin 2014.

    Që kur u bë udhëheqëse e Partisë Laburiste, profili i saj në Instagram ndryshoi, duke u shndërruar në një grua të drejtuar nga karriera e cila është në një mision për t’i dhënë fund varfërisë së fëmijëve.

    Mirëpo dashuria e saj për muzikë është prezente edhe në ditët e sotme te Jacinda.

    “Për vite me radhë, Ardern punonte DJ në kohën e saj të lirë”, tha redaktori i përmbajtjes digjitale, Marie Claire Isabelle Truman.

    Duke folur me dashuri për udhëheqësen femër, zonja Truman zbuloi se ajo ka qenë mike me Zonjën Ardern që nga takimi i saj në vitin 2014.

    “Ajo është ende e njëjta grua e vërtetë, e sjellshme dhe tepër e mençur që e kam njohur gjithmonë. Ende një mike e mirë”, tha zonja Truman në intervistën e fundit.

    Kryeministrja Ardern u lind në një familje të devotshme, por la besimin në të 20-at e saj të hershme, duke qenë se binte në kontrast me pranimin e martesës së personave me partnerë të së njëjtës gjini.

    Dhe duket se gjithmonë ka pasur interes në politikë. Zonja Ardern përdorte fushatën në zgjedhjet e shkollës së mesme – duke i bërë thirrje shkollës që të lejonte vajzat të vishnin pantallona.

    Në moshën 17 vjeçare, ajo filloi vullnetarizmin për Partinë Laburiste – duke trokitur dhe shpërndarë fletushka.

    Kështu ajo u bë deputetja më e re e Zelandës së Re në vitin 2008.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!