Nuk është uji me limon, këto janë lëngjet që të dobësojnë më shumë

Uji me limon është sugjeruar si pija ideale për dikë që dëshiron të humbasë peshë, edhe realisht ka efekte nëse konsumohet rregullisht dhe i bazuar në një dietë.


Megjithatë nuk është pija e vetme që ndihmon trupin në rënien e peshës.

Tri pijet e tjera që ndihmojnë në humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme janë:

Kafeja: është cilësuar si pija energjike e natyrës. Hulumtimet kanë treguar se dy apo tre filxhanë kafje të zezë në ditë, para ushtrimit, e nxisin trupin për ushtrime më energjike, që si rrjedhojë kanë djegien e sa më shumë kalorive. Gjëja më e rëndësishme është që kafeja duhet të jetë e zezë, pa sheqer, qumësht apo diçka tjetër, sepse përndryshe humbet vlerat e saj.

Ujë shumë i ftohtë: në vend të limonit shtojini ujit akull. Pijet e ftohta e bëjnë trupin të shpenzojë më shumë energji për të ruajtur temperaturën ideale në 36.7 gradë. Kjo do të thotë se nëse gjatë ditës konsumoni tri gota ujë me akull, e ndihmoni trupin tuaj të djegë deri në 100 kalori më shumë.

Çaji jeshil: jo vetëm nuk ka kalori, por gjithashtu kontribuon edhe në djegien e yndyrërave. Është e rëndësishme të dini se çaji jeshil duhet të konsumohet po ashtu pa asnjë shtesë sheqeri apo qumështi.