×
  • Extra
  • Stil

    Përse gjatësia nuk duhet të jetë kriter në një lidhje?

    Reporteri
    14 Janar 2020 | 17:03

    Pyetja e parë që çiftet i bëjnë njëri-tjetrit online është “Sa i/e gjatë je?”
    Në shumicën e rasteve gjatësia i përkon rregullave sociale që ne kemi vendosur, pra mashkulli me i gjate dhe femra me e shkurter. Mirëpo, nuk ndodh gjithmonë kështu.

    Së pari:
    Mesatarisht një femër është 8% më e shkurtër se një mashkull. Në një studim, rreth gjysma e meshkujve donin që partnerja e tyre të ishte më e shkurtër. Ndërsa, 9 nga 10 femra thanë se ato pranonin të lidheshin vetëm me një mashkull më të gjatë.
    Në internet, është edhe më keq: Femrat llogarisin se sa i gjatë është një meshkull edhe kur ato kane veshur taka të larta. Shtojnë disa centimetra për masë të mirë, dhe pastaj filtrojnë me meshkujt që përmbushin kriterin e gjatësisë.

    Sigurisht që aftësia për të kërkuar njerëz që plotësojnë kriteret tona është pjesë që i bën tërheqëse aplikacionet e takimeve online. Ti zgjedh të kërkosh sipas kritereve që të pëlqejnë.

     

    Me pak fjalë gjatësia është një paragjykim gjithëpërfshirës që maskohet si preferencë seksuale.
    Kur një mashkull ndryshoi gjatësinë e tij në profilin e OkCupid nga 165 cm në në 180 cm, shkalla e përgjigjes së tij gati u dyfishua. Ky është një dëm i madh për vetbesimin e një mashkulli të shkurtër, por edhe për një femër të gjatë. Ne mendojmë se kjo gjë duhet të ndryshojë. Meshkujt duhet të dalin me femra që janë më të gjata se ata dhe e anasjellta. Ajo që duhet të bëjmë është të bindim meshkujt se sa femra të mrekullueshme janë femrat e gjata.

    Tani për tani, shumë meshkuj besojnë gabimisht se gratë duan një burrë më të gjatë për arsye evolucionare – për të mbrojtur ne dhe pasardhësit tanë. Por, nëse pyesni femrat, ka të bëjë më tepër me ndjesin e të qënit femërore. Gratë kanë ingranuar në mendimet e tyre se është më mirë për ne të jemi më të vogla. Kjo është thelbësore për tu ditur – sepse nuk ka të bëjë vetëm me sa të gjata jemi por edhe sa të dobëta.

    Një anketim zbuloi se nuk janë vetëm burrat që gënjejnë për gjatësinë e tyre në internet, por edhe gratë – për t’u dukur më të shkurtra.
    Pyesni një femër të gjatë për vitet e saj të adoleshencës dhe do të kuptoni se shpesh herë ajo ka marrë vetëm një përgjigje kur ka pyetur përse nuk e pëlqejnë: “Djemtë thjesht ndihen të intimiduar prej teje. Gjatësia është tipar mashkullor.” Kjo gjë u është thënë më shpesh nga çmendoni. Femrat e gjata nuk janë të vetmet që vuajnë nga kjo gjë. Meshkujt e shkurtër kanë më pak gjasa të gjejnë një partnere në krahasim me homologët e tyre të gjatë.

    Si ta kapërcejmë paragjykimin tonë kolektiv?
    Për femrat e gjata është gati e pamundur që të gjejnë një partner i cili plotëson diferencën klasike prej 8% të lartësisë. Kështu që duhet të jeni të qeta për takime me meshkuj më të shkurtër.

    Pra, le t’ju tregojmë së pari se si nuk duhet t’i afroheni femrave të gjata:
    “Mos iu afrohuni një femre të gjatë me këmbëngulje dhe duke u prezantuar me pyetjen e parë: “Sa e gjatë je?” Madje, hiqni dorë edhe nga shakaja e vjetër “Si është mori atje lartë?”. Nuk bën më për të qeshur.

    Një ide e re:
    “Mendoni për gjatësinë sikur gjoksi i një femre. Besojmë se nuk i afroheni një femre për ta pyetur: “Çfarë mase i ke?” Prisni deri në takimin e pestë apo të gjashtë për ta diskutuar temën e gjatësisë.”

    Me pak fjalë meshkuj të nderuar, duam t’ju tregojmë se pasiguria përballë një femre të gjatë është vetëm problemi juaj. Nëse doni t’i fitoni zemrën, tregojini asaj se gjatësia është seksi. Se nuk e keni problem ta shikoni përkrah me taka të larta dhe se burrëria juaj nuk varet nga gjatësia e saj. Tregojini asaj se e pëlqeni për karakterin që ajo ka. Gjatësia nuk duhet të bëjë pjesë tek kriteret tuaja të përzgjedhjes.

    Sigurisht, edhe gratë duhet të jenë të gatshme të heqin paragjykimet e tyre në lidhje me meshkujt e shkurtër.
    Kjo do të thotë se ky paragjykim vjen nga të dyja palët, por femrat janë edhe më strikte se meshkujt mbi këtë kriter. Vajza, duam t’ju themi se ndoshta po humbisni një shans të mirë. Duke e eliminuar një mashkull bazuar mbi kriterin e gjatësisë, në fakt vetëm sa dëmtoni veten. Zvogëloni shanset tuaja për të gjetur partnerin ideal.

    Mos harroni: “Meshkujt e shkurtër përkrah një femre të gjatë janë më të sigurtë në vetvete sesa meshkujt e gjatë.”

    Mendoni pak për mundësitë e shumta që do të keni për të gjetur partnerit ideal nëse eliminoni paragjykimet tuaja. Paragjykimi i gjatësië është diçka që duhet të eliminohet dhe mundësitë tuaja do jenë të pafundme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!